Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Shqipërisë, ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Stabaek duke vazhduar karrierën e tij në Ligën e Parë norvegjeze, njofton Insajderi.
Ish-mesfushori ‘kuqezi’ ka luajtur për skuadrën e Valerengës dy sezonet e fundit, dhe kontrata e tij me klubin e Oslos skadoi në fund të vitit të kaluar.
Ai ka nënshkruar për një sezon me klubin e Stabaek të cilët e shikonin mesfushorin si një përforcim të dobishëm për ekipin e tyre në këtë pikë të sezonit. Shala ka një karrierë të pasur në Europë ku ka luajtur dhe për skuadrën çeke, Sparta e Pragës. /Insajderi.com