
Herolind Shala është larguar nga futbolli norvegjes dhe ka nisur një “aventurë” të rë në karrierë.
Mesfushori kosovar është transferuar tek skuadra Erzurumspor, e cila garon në Superligën e Turqisë, transmeton Insajderi.com.
“Jam i lumtur për të qenë pjesë e ekipit, Erzurumspor”, ishin fjalët që ka thënë Shala pas zyrtarizimit të këtij transferi.
Paraprakisht ai kishte luajtur në Stabaek, ekip ky që garon në futbollin elitar në Norvegji.
Ky transferim mund të i hapë rrugë atij për ta fituar vendin e startuesit në Përfaqësuesen e Kosovës, ku tashmë konkurenca është tejet e madhe./Insajderi.com