fbpx

Hetim federal për rrëzimin e helikopterit në Nju Jork

Hetuesit federalë po shqyrtojnë përplasjen e një helikopteri në taracën e një ndërtese të lartë të Nju Jorkut. Nga përplasja humbi jetën piloti.

Hetim federal për rrëzimin e helikopterit në Nju Jork

Helikopteri u përplas dhe u dogj të hënën në majën e godinës “AXA Equitable Center” në Manhatan, gjatë një pasditeje me reshje dhe mjegull. Nuk pati të lënduar në radhët e personave që ndodheshin në godinë.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, u tha gazetarëve se nuk kishte ndonjë kërcënim tjetër apo lidhje me terrorizmin. Ai gjithashtu falenderoi zjarrfikësit që fikën me shpejtësi zjarrin në tarracë.

Piloti u identifikua me emrin Tim McCormack. Ai kishte 15 vjet eksperiencë si pilot.