Hetim mbi trajtimin e çështjes së emaileve të Hillary Clintonit

Hetim mbi trajtimin e çështjes së emaileve të Hillary Clintonit

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë tha të enjten se po fillon një hetim lidhur me mënyrën sesi e trajtoi agjencia hetimin e përdorimit të serverit privat të emaileve nga demokratja Hillary Clinton kur ajo ishte Sekretare Shteti, një nga çështjet më të debatueshme në zgjedhjet presidenciale që ajo i humbi.

Inspektori i Përgjithshëm, Michael Horowitz tha se do të analizonte se si drejtori I FBI-së, James Comey e kreu hetimin njëvjeçar të zonjës Clinton, kryediplomatja e vendit nga viti 2009 në 2013, që bëri fushatë për t’u bërë gruaja e parë president në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Comey, megjithëse tha se përdorimi i serverit privat ku ishin këmbyer edhe informacione sekrete ishte “jashtëzakonisht i pakujdesshëm”, arriti katër muaj para zgjedhjeve në përfundimin se ajo nuk kishte kryer vepër penale.

Por zoti Comey e rihapi hetimin disa ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit dhe tha dy ditë para zgjedhjeve tha se hetuesit nuk kishin gjetur asgjë të re.

Zonja Clinton e ka cilësuar rihapjen e hetimit nga ana e zotit Comey, 11 ditë para zgjedhjeve si një faktor kyç në humbjen e saj të befasishme ndaj republikanit Donald Trump. /Insajderi.com