
Heung-Min Son është zgjedhur futbollisti më i mirë i Premier League për muajin tetor, pasi shënoi katër gola dhe dha tre asistime për Tottenham, njofton Insajderi.
Sulmuesi koreanojugor la pas shokun e skuadrës, Harry Kane, dhe kapitenin e Aston Villa, Jack Grealish. Ndërkohë që trajneri më i mirë është ai i Wolverhemptonit, Nuno Espirito Santo. Menaxheri portugez fitoi konkurrencën me teknikun e Tottenham, Jose Mourinho, Ralf Hazenhytelin e Southemptonit, Dejvid Moyesin e West Hamit dhe Dean Smithin e Aston Villës.
Goli më i bukur është goditja nga distanca e Manuel Lanzinit të West Ham në minutën e 94-ët kundër Tottenham. Goli i argjentinasit mposhti ato të kolegëve të tij, Bemford, Fernandes dhe Barkley. /Insajderi.com