Hidhet nga motori kur po voziste mbi 200 km/h – Nuk po i punonin frenat(VIDEO)

Hidhet nga motori kur po voziste mbi 200 km/h – Nuk po i punonin frenat(VIDEO)

Një aksident i frikshëm u ka ndodhur sot në garën e Moto Grand Prix, që po mbahet në shtetin e Austrisë.

Piloti i Yamaha, Maverick Vinales, u hodh nga motori teksa ishte duke vozitur me shpejtësi mbi 200 km/h, kjo pasi ai vuri re një problem me frenat e motorit të tij.

Spanjolli vendosi të lëshonte motorin pasi ishte bërë i pakontrollueshëm dhe përpara kishte një kthesë, në të cilën nuk mund të hyhej, me shpejtësinë që e kishte motori i tij.

Motori i spanjollit vazhdoi drejt, u përplas me barrierat mbrojtëse dhe menjëherë mori flakë, duke shkaktuar ndërprerjen e garës për disa minuta.

Fatmirësisht, Vinales, doli pa dëmtime nga ky aksident i cili mund të ishte fatal për të./Insajderi.com.