Hidhet shorti i FA Cup – kjo do të jetë super përballja

Hidhet shorti i FA Cup – kjo do të jetë super përballja

Është hedhur shorti për rundin e pestë të Kupës FA, ku përballja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Chelseat e Liverpoolit.

Pas ndeshjeve të rrethit të katërt, sot në mbrëmje është hedhur shorti për rrethin e pestë në këtë garë, transmeton Insporti

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Chelseat dhe fituesit të takimit Liverpool – Shrewsbury Town, ku pas barazimit befasues 2:2 në ndeshjen e parë, Liverpooli shihet si favorit absolut për të shkuar tutje në takimin e dytë që zhvillohet në ‘Anfield’.

Takimi mes dy gjigantëve të Premierligës do të zhvillohej në ‘Stamford Bridge’. Në rast se eliminohet Liverpooli, Chelsea do të presë në Londër Shrewsburyn.

Manchester City do të luajë në udhëtim te Sheffield Wednesday e Atdhe Nuhiut, kurse Manchester Unitedi do të ketë punë me Northhampton Town ose Derby Countyn.

Arsenali nëse e kalon pengesën e Bournemouth, do të ketë punë me Portsmouthin. Tottenhami do të ndeshej em Norwich Cityn në rast se e kalon Southamptonin. /Insporti.com/