Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – PSG dhe United në “grupin e vdekjes”

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – PSG dhe United në “grupin e vdekjes”

Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e grupeve, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët me të cilën do të përballen gjatë kësaj faze.

I ashtuquajturi “Grupi i Vdekjes”, është grupi “H”, në të cilin bëjnë pjesë finalisti i sivjetmë i Ligës së Kampionëve, PSG, klubi i famshëm anglez, Manchester United, befasia e sezonit të kaluar, RB Leipzig dhe skuadra e papërshtatshme nga Turqia, Istanbul Basaksehir.

Grup interesant është edhe ai që vë përballë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ndërsa këto janë të gjitha grupet:

Grupi A: Bayern Munich, Atletico Madrid, RB Salzburg, Lokomotiva Moskë.

Grupi B: Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Inter, Borussia Moenchegladbach.

Grupi C: Porto, Manchester City, Olympiacos, Marseille.

Grupi D: Liverpool, Ajax, Atalanta, Midtjylland.

Grupi E: Sevilla,Chelsea, Krasnodar, Rennes.

Grupi F: Zenit, Borussia Dortmund, Lazio, Club Brugge.

Grupi G: Juventus, Barcelona, Dynamo Kiev, Ferencvaros.

Grupi H: PSG, Manchester United, RB Leipzig, Basaksehir./Insajderi.com.