Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Është hedhur shorti i ndeshjeve çerekfinaleve të Champions League, njofton Insajderi.

Krye-ndeshja do të jetë në mes PSG dhe Bayern Munich. Këto dy skuadra sezonin e kaluar kishin arritur të shkonin në finale, ku Bayerni fitoi në fund.

Një super ndeshje tjetër interesante do të jetë në mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Ndërsa, Manchester City do të ketë punë me skuadrën gjermane Borrussia Dortmund.

Skuadra londineze, Chelsea do të përballet me Porton e cila eleminoi Juventuesin e Cristiano Ronaldos.

Çerekfinalet
Ndeshjet e para: 6/7 prill

Ndeshjet e dyta: 13/14 prill

Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para: 27/28 Prill

Ndeshjet e dyta: 4/5 maj

Finalja
E Shtunë 29 Maj. /Insajderi.com