Hidhet shorti për grupet e Europa League

Hidhet shorti për grupet e Europa League

Para pak çastesh, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e grupeve të Europa League, e cila pritet të fillojë me datë 22 tetor, njofton Insajderi.

Janë bërë publike grupet per Europa League, ku 48 skuadra u ndanë në 12 grupe. Grupi më interesante pritet të jetë grupi F, ku në këtë grup bëjnë pjesë Napoli, Real Sociedad, AZ Alkmaar dhe HNK Rijeka.

Skuadrat tjera italiane, Roma dhe Milan, bëjnë pjesë në grupin A, respektivisht atë H. Roma do të luajë përballë Young Boys, CFR Cluj dhe CSKA Sofia, ndërsa Milan në grupin H, do të ketë Celtic, Sparta Praha dhe Lille.

Në anën tjetër skuadrat angleze, Tottenham, Leicester dhe Arsenal, janë pjesë e grupeve J, G dhe B. Skuadra e Mourinhos do të ketë përballë Ludogorets, Lask Linz dhe Antwerpen. Leicetser në grupin G, do të luajë kundër Braga, AEK Athens dhe Zorya Luhansk, ndërsa Arsenal ndodhet në grupin B, ku do ndeshet me Rapid Wien, Molde dhe Dundalk. /Insajderi.com  

GRUPI A:

  • ROMA
  • JANG BOJS
  • KLUZH
  • CSKA SOFIA

GRUPI B:

  • ARSENAL
  • RAPIDI I VJENËS
  • MOLDE
  • DUNDALK

GRUPI C:

  • BAJERN LEVERKUZEN
  • SLAVIA PRAGË
  • HAPOEL BER SHEVA
  • NISË

GRUPI D: 

  • BENFIKA
  • STANDARD LIEZH
  • REJNXHËRS
  • LEH POZNAN

GRUPI E:

  • PSV
  • PAOK
  • GRANADA
  • OMONIA

GRUPI F: 

  • NAPOLI
  • REAL SOSIEDAD
  • AZ ALKMAR
  • RIJEKA

GRUPI G: 

  • BRAGA
  • LESTËR
  • AEK
  • ZORJA LUHANSK

GRUPI H:

  • SËLLTIK
  • SPARTA PRAGË
  • MILAN
  • LILË

GRUPI I:

  • VIJAREAL
  • KARABAK
  • MAKABI TEL-AVIV
  • SIVASPOR

GRUPI J:

  • TOTENHEM
  • LUDOGORETS
  • LASK
  • ANTUERP

GRUPI K: 

  • CSKA MOSKË
  • DINAMO ZAGREB
  • FEJNORD
  • VOLFSBERG

GRUPI L: 

  • GENT
  • CRVENA ZVEZDA
  • HOFENHAJM
  • SLOVAN LIBEREC