
Është hedhur dhe publikuar kalendari i ri për sezonin 2020-2021 në Serie A, njofton Insajderi.
Sezoni i ri në Serie A pritet të fillojë me datë 19 shtator dhe do të përfundoj më 21 maj të vitit 2021.
Kampionët aktual të Juventus-it në gjiron e parë do të presin në “Juventus Stadium” skuadrën nga Liguria, Sampdoria, ndërsa ndeshje tjera interesante të gjiros së parë priten të jenë ato mes Lazio-Atalanta, Parma-Napoli dhe Verona-Roma.
Në gjiron e parë, skuadrat nga Milano, Inter dhe Milan do të përballen me Benevento-n, respektivisht Bologna-n.
Këto janë përballjet e gjiros së parë në Serie A: Benevento vs Inter, Fiorentina vs Torino, Genoa vs Crotone, Juventus vs Sampdoria, Lazio vs Atalanta, Milan vs Bologna, Parma vs Napoli, Sassuolo vs Cagliari, Udinese vs Spezia, Verona vs Roma./Insajderi.com