Hidrocentrali më i vjetër i Evropës në Serbi, pajisjet e Siemensit i kanë tërhequr qetë

Pak njerëz kanë besuar në profecinë e Tarabiqëve kur në qershor të vitit 1868 kanë thënë se nga lumi Gjetinje do të del drita.

Hidrocentrali më i  vjetër i Evropës në Serbi, pajisjet e Siemensit i kanë tërhequr qetë

Vetëm 32 vjet më pas, parashikimet e tyre janë realizuar dhe në Uzhicë është ndërtuar hidrocentrali i parë në Evropë, edhe atë sipas parimeve të rrymave polifazike të Tesllës.

“Vendimi mbi ndërtimin e hidrocentralit doli nga aksionarët e fabrikës së endjes të cilët kishin nevojë për burim të lirë por të sigurt të energjisë. Në zbatimin e qëllimeve të tyre, i ka ndihmuar profesori i respektuar në atë kohë Gjorgje Stanojeviq i cili kishte konstatuar se në këtë lum ka mjaft fuqi të ujit për prodhim të energjisë elektrike”, ka thënë kustosi i muzeut të Uzhicës Zagorka Miliqeviq.

Lajmi për këtë ndërmarrje së shpejti arriti deri te Obrenoviqët të cilët e kanë përkrahur ndërtimin, ndërsa mbreti Aleksandar e ka vendosur gurë themelin në maj të vitit 1899. Gjorgje Stanojeviq ka pasur detyrë të sigurojë pajisjet për këtë hidrocentral.

“Kam blerë turbina dhe gjenerator të Siemensit. Pajisja nga Peshta dhe Vjena arriti me tren deri në Kragujevc, dhe pasi Uzhice në atë kohë nuk kishte hekurudhë, pajisjet janë bartur me kerre të drurit të cilët i kanë tërhequr nga gjashtë palë qe. Kështu ky karvan ka udhëtuar me muaj, ndërsa shumë serb kanë kujtuar se bëhet fjalë për zhvendosjen e popullit”, tregon Zagorka.

Kur më në fund pajisja me qe arriti, menjëherë filloi ndërtimi kur ndërtimtarët janë munduar që hidrocentrali të kryhet dhe të lëshohet në punë më 02 gusht, për ditëlindje të mbretit Aleksandar Obrenoviq.

“Pak banorë të Uzhicës ka guxuar të marrin pjesë në hapje, sepse nuk e kishin të qartë se si rryma dhe uji mund të bashkohen, që teli të kalojë nëpër tavan, e shtëpia të mos shpërthejë. Kanë menduar se do të vjen deri te shpërthimi i madh”, ka thënë Zagorka.

Rryma e prodhuar para dite shfrytëzohej për nevojat e fabrikës së endjes, ndërsa ajo e prodhuar pas dite për ndriçimin e qytetit, disa kafene, shitore, mejhane dhe paguhej sipas poçit.

Hidrocentrali në këtë qytet ka punuar deri në vitin 1973 kur është mbyllur, por pajisja edhe sot, pas 120 vjetëve ka mbetur e ruajtur dhe e mirëmbajtur./Insajderi.com.