Higuain e këshillon Messi-n: Mos u transfero në Premier Ligë

Higuain e këshillon Messi-n: Mos u transfero në Premier Ligë

Pas një sezoni pa asnjë trofe, duket se Lionel Messi është revoltuar.
Sipas raportimeve, argjentinasi është i frustruar me mënyren se si menaxhmenti i Barcelonës po reagon, dhe humbja 8-2 ndaj Bayern ishte pika mbushëse.

Pas asaj humbje turpëruese, ekipi spanjoll e shkarkoi menaxherin Quique Setien, dhe e emëruan ish lojtarin e tyre, Ronald Koeman si menaxherin e tyre të ri. Por nuk dihet ende nëse kjo do t’a bindë yllin argjentinas të qëndrojë në Camp Nou.

Por çka nëse ai vendos të largohet?
Bashkë vendasi i tij Gonzalo Higuain, i cili kaloi gjashtë muaj si huazim në Premier Ligë tek Chelsea, e ka paralajmëruar atë për vështirësitë e Ligës Angleze.

“Premier Liga? Atje mbrojtësit të godasin tërë kohën dhe gjyqtarët nuk ndërhyjnë fare. Unë kam vuajtur shumë në Ligën angleze. Nuk arrita të adaptohem për gjashtë muaj sa isha aty. Është shumë ndryshe nga Liga Spanjolle.”- tha Higuan në një intervistë për MARCA, raporton Insajderi.

Fansat kanë reagur shpejt duke sugjeruar se argjentinasi do të përshtatej shumë lehtë në Ligën Premier, duke përmendur faktin se në 34 ndeshje ndaj ekipeve angleze në Ligën e Kampionëve, Messi ka shënuar 26 gola./Insajderi.com.