
Gonzalo Higuain ka arritur marrëveshje pesë vjeçare me skuadrën kampione të Italisë, Juventus, sipas Sky Sport.
Higuain ka kaluar testet mjekësore tek skuadra e Juventusit, pasi iu nënshtrua atyre në Madrid, transmeton Insajderi. Megjithatë, ende nuk dihen shifrat e transferimit apo paga që do të fitojë sulmuesi në Torino.
Higuain kishte shprehur hapur dëshirën për ta lënë Napolin, por presidenti i skuadrës napolitane, Aurelio De Laurentis insistonte në qëndrimin e sulmuesit.
Higuain bëhet blerja e katërt e Juventusit, pas Pjanic, Dani Alves dhe Benatia. /Insajderi.com