Hillary Clinton do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Këtë e bënë të ditur, Mark Penn, këshilltar i vjetër i familjes Clinton dhe Andrew Stein, krye" />

Hillay Clinton nuk dorëzohet, synon të bëhet përsëri presidente e Amerikës

Hillay Clinton nuk dorëzohet, synon të bëhet përsëri presidente e Amerikës

Hillary Clinton do të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Këtë e bënë të ditur, Mark Penn, këshilltar i vjetër i familjes Clinton dhe Andrew Stein, kryetar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut.

Ish sekretarja e shtetit, shkruajnë Penn dhe Stein, “nuk do të lejojë që mposhtja e saj nga Trump t’i japë fund karrierës” dhe ëndrrës që e ndjek prej më shumë se 30 vjetësh.

Ish-zonja e parë do të jetë shumë më shumë në mesin e njerëzve dhe do të jetë shumë më e përfshirë në fushatën elektorale, në të cilën ajo dëshiron të jetë protagoniste absolute duke bërë që këtë herë burri i saj Bill dhe Barack Obama të marrin vetëm rolin e mbledhjes së fondeve.

Në fakt ajo do të rrethohet nga ekip grash të forta dhe profesioniste.

“Mos i kushtoni vëmendje deklaratave në të cilat Hillari pretendon se nuk dëshiron të kandidojë, madje edhe Klinton dhe Obama e bënë këtë deri në ditën kur ata deklaruan se donin të garonin”, shkruaj Penn dhe Stein.

“Ajo gjithashtu do të jetë në gjendje të hyjë më vonë, por është e sigurtë se, në një mënyrë apo tjetër, Hillari 4.0 po vjen”.