Hipodrum Kompleks, vend i adrenalinës, qetësisë dhe relaksit

Hipodrum Kompleks, vend i adrenalinës, qetësisë dhe relaksit

Perëndimi i diellit nuk heziton ta shtirjë shkëlqimin deri në pafundësi, për ta krijuar mozaikun e një pamje mbreslënëse. Është një emër që ka traditë, dhe ritmi i zhvillimit po e ndjek modernën.

Ky emër është Hipodrum Kompleks. Tërsia e momenteve më të mira ndodhë në shumë dimenzione në këtë kompleks.

Është elita e të qenurit kalorës, që ta kthen nostalgjinë e të kaluarës nga fermat e dikurshme tek ato moderne. Pas një vrapi me adrenalinë të veçantë në fushën e gjërë të kalërimit, tek Hipodrum Kompleks, u jepet mundësia të darkoni në restaorantin i cili ndodhet në atë hapsirë.

Dizajni mbreslënës, piktura që ta hapin mendjen, shërbimi i veçantë, janë vetëm disa nga ikonat e një darke që pas cakërrimit të gotave do t’ju lë shijen e një pasdite të mrekullueshme.

Nuancat e bukura të ngjyrave në dhomat e gjumit të këtij kompleksi, do të jetë arsyeja e radhws që ta viziton atë vend për herë të dytë.

Pse jo? Më pastaj edhe një notim i paharruar e i udhëhequr me freski në pishinën që ka elegancën e klasikës. Pishina në formë kitareje është përshtypja që të le pa fjalë dhe ta udhëheq buzëqeshjen, sidomos nën ritmin e muzikës së këngëtarit të fashmësh botëror Elvis Presley e që për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, Hipodrum Kompleks, ndërtoi statujën e tij si shenjë falenderimi për çdo melodi në këngët që  krijoi ai.

Ka shumë më tepër. Mirëpo mendojmë se s’ka shije t’i themi të gjitha.

Eja dhe shihe vet realitetin, sepse Hipodrum Kompleks është vendi i relaksit, jo i stresit!