“Hipokrizi”, Rukiqi reagon pasi IKShPK-ja rekomandoi ashpërsim të masave

“Hipokrizi”, Rukiqi reagon pasi IKShPK-ja rekomandoi ashpërsim të masave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar ashpërsim të masave si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19 javëve të fundit, njofton Insajderi.

Përmes një statusi në Facebook, Rukiqi ka pyetur institucionet shtetërore, se pse nuk u ashpërsuan gjatë fushatës.

Madje thirrjen e IKSHPK-së për ashpërsim të masave, ai e ka quajtur hipokrizi.

“Pse nuk u ashpërsuan gjatë fushatës. Pse u lejua që pamëshirshëm të shkelet çdo masë, në tubimet parazgjedhore? Tash prapë kthehemi te “fajtori kujdestar”: BIZNESET #hipokrizi”, ka shkruar Rukiqi./Insajderi.com