Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer

Kompania gjermane ka bërë të ditur se modeli i ri i makinës GTI që lansohet vitin e ardhshëm, do t’i ketë katër dyer. Madje, më nuk do të prodhohet ndonjë Golf më i vogël dhe me dy dyer, transmeton Telegrafi.

Hiqet nga tregu Volkswagen GTI me dy dyer

Sipas magazinës Car and Driver, modeli i ri do të jetë shumë më i fuqishëm, më luksoz dhe komod.

Në ndryshimet që do të behen, pritet që të zgjerohet dhe të ngrihet formati i veturës, duke bërë që udhëtarët të jenë sa më komfor, shkruan Telegrafi..

“Askujt nuk do t’i mungonte një veturë me dy dyer, ku duhet të shtrihet ulësja për të hyrë njerëzit në pjesën e pasme”, është komentuar lajmi i Volkswagenit.

Sidoqoftë, derisa të del në shitje modeli i ri, nuk bëhet e ditur si duket apo çfarë fuqie do të ketë. /Insajderi.com

golg