Historia e derbit, kur Milani dhe Interi luanin “nën” një flamur

Historia e derbit, kur Milani dhe Interi luanin “nën” një flamur

Janë luajtur shumë ndeshje mes Milanit dhe Interit, por ka pasur edhe sfida kur dy ekipet e Milanos janë bashkuar. Në fakt, bëhet fjalë për jo pak, por për plot 22 raste kur ekipet milaneze kanë qenë bashkë në të njëjtën fushë, të njëjtën mbrëmje, të njëjtën tifozëri e madje të njëjtën fanellë e stema.

HISTORIA – Sfida e parë që pa së bashku Interin dhe Milanin u luajt në vitin 1925 kur milanezet mundën 4-1 një formacion gjerman. Skuadra, e quajtur Milaninter, në fund të viteve ‘40 regjistron edhe një humbje ndaj Austrisë së Vjenës. Për atë ndeshje fanella ishte e bardhë teksa në gjoks kishte tri vija horizontale me ngjyrat e klubeve, më shumë në Insporti.com.