
Kishte qenë ndeshja e fundit e sezonit 2009-2010 e Supeligës së Zvicrës dhe të gjithë sytë kishin qenë nga ylli i asaj ‘bote’ Seydoi Dumbia, raporton Insporti.com.
Skudra e Shaqirit, Basel kishte kryesimin e tabelës që ndiqej hap pas hapi nga Young Boys. Por Baseli kishte një diferencë më të lartë të golave, një barazim eventual do t’ua dhuronte titullin. Por, Young Boys kërkonte trofeun pas 24 viteve, për një gjë të tillë u duhej vetëm një fitore.
Ylli i skuadrës nga Bregu i Fildishtë kishte shënuar plot 30 gola dhe ishte superylli i ligës së Zvicrës në atë botë. E gjithë Zvira i kishte sytë tek ai. Por, në atë ndeshje kishte ndodhur diçka më ndryshe. Për t’u përkujdesur për të ishte rreshtuar një 18-vjeçar i cili sapo po përfundonte sezonin e parë në ekipin profesionist të Baselit. E gjitha ishte dukur shumë e lehtë për të, kur shihej se detyrë për ta markuar sulmuesin e rrezikshëm ishte një 18-vjeçar.
Kur kishte kaluar një orë, Baseli ishte duke fituar me rezultat 2:0, ndaj skuadrës që kishte shkuar për fitore. E gjithë kjo ishte arritur falë markimit fantastik të sulmuesit kryesor në Zvicër. Doumbia nuk kishte ‘marrë frymë’ nga mbrotësi 18-vjeçar me origjinë nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri.
Baseli fitoi ndeshjen me rezultat 2:0 dhe më meritori ishte i riu nga Kosova, Xherdan Shaqiri që kështu i siguruar edhe trofeun e dytë, pasi që një javë më parë, Baseli kishte fituar Kupën e Zvicrës.“Ai luajti kundër lojtarit më të mirë në ligën zvicerane”, ta Thorsten Fink, trajneri i Baselit në atë kohë, për Bleacher Report, përcjell Insporti.com.
“Ne kishim për të luajtur një ‘finale’ kundër Young Boys, dhe ai luajti në krahun e majtë kundër Doumbias. Dumbia shënoi 30 gola në atë sezon dhe ju nuk e patë farë në atë lojë”. Shaqiri mund të luajë në çdo pozitë, kur luante në të majtën ai luante shumë mirë, kur luante në krahun e djathë po ashtu shkëlqente. Ai luante mirë edhe si numër 10. Në fillim mendoja se ai ishte më i miri i majtë që kisha parë, por ai dëshironte të luante në sulm”, thoshte trajneri i asaj kohe i Baselit që kishte ‘zbuluar’ talentin e Shaqirit. Shaqiri nuk kishte luajtur më si mbrojtës i majtë për shumë kohë. Ai gjatë dy sezoneve të ardhshme u bë si lojtari i ri më mirë emigrant në futbollin e zviceran. Përshkruhej si futbollist i zjarrtë dhe mjaft muskulor.
Sipas ‘Bleacher Report’ ish-trajneri i kërkoi Shaqirit që të punojë ende me talentin e tij. Trajneri i tij shprehej se Shaqiri është futbollist me perspektivë që mund të vendosë në ndeshjet e mëdha.
Trajneri i thoshte se çdo futbollist ka nevojë për motivim, por theksonte se nëse Shaqiri motivohej ai do të fluturonte.“Ka lojtarë që duhet të përpiqeni për t’i motivuar dhe përsëri ajo mund të mos ndikojë. Por nëse motivoni Shaqirin ai fluturon”./Insporti.com/