Portieri i njohur spanjoll, Iker Casillas, ka njoftuar se është larguar përfundimisht nga futbolli.
Për këtë ka folur edhe trajneri, Jose Mourinho, duke e cilësuar atë si njërin ndër portierët më të mirë në botë, raporton Goal.
Inteligjenca dhe pjekuria e tij na kanë bërë që gjithmonë të respektojmë njëri-tjetrin dhe vite më vonë ne madje kemi qenë në gjendje të kultivojmë një miqësi të ndershme”, ka deklaruar Mourinho.
Kujtojmë se historia në mes tyre nuk është aspak e këndshme.
Mourinho e kishte larguar portierin spanjoll nga Real Madridi gjatë kohës sa ishte trajner i klubit mbretëror, njofton Insajderi
Kampioni evropian dhe botëror me Spanjën, Iker Casillas, ka pasur disa probleme shëndetësore të cilët ia bëjnë të pamundur ta vazhdojë futbollin.
Së fundi ai ishte portier tek gjiganti i klubit portugez, Porto. /Insajderi.com/