Përmbysja më sensacionale e realizuar nga bavarezët në Kupat e Europës është ajo në edicionin 1988-1989 të Kupës UEFA (sot Liga e Europës).
Asokohe ekipi gjerman arriti të përmbysë disavantazhin e dy golave ndaj Interit në Mynih në 1/8-at.
Në takimin e parë të luajtur më 23 nëntor të 1988, Interi fitonte në Mynih me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Serenës dhe Bertit. Ndërkohë që, në ndeshjen e kthimit në “San Siro”, gjermanët arritën të fitonin 3-1 dhe të prisnin një biletë për më tej.