Historia tragjike e fotografisë së vogëlushit

Historia tragjike e fotografisë së vogëlushit

Në pamje të parë, kjo duket si një foto normale e një bebeje të buzëqeshur ndërkohë që qëndron në krahët e nënës së tij. Në të vërtetë kjo foto sheh nga pas një histori tragjike. Ajo u shkrep vetëm pak orë përpara se nëna e re Teegan Barnard nga Havant Hampshire, vetëm 17-vjeçe, ndërroi jetë pasi pësoi vdekje të trurit pas lindjes.

Sipas asaj që shkruan The Sun, fotografitë u realizuan nga nëna e Teegan, 35-vjeçarja Abbie Hallawell, në mënyrë që bebja Parket John Bernard t’i kishte kur të rritet.

Duke folur për të përditshmen britanike, nëna e 17-vjeçares tha: “Jemi të gjithë të tronditur. Dua mbrapsht vajzën time. Nuk e kisha menduar kurrë që do më copëtohej zemra kështu në miliona copëza. Nuk do jem kurrë e njëjta”.

Parket lindi me shëndet të plotë në spitalin St Richard në Chichester, West Sussex, më 9 Shtator. Por Teegan pësoi komplikacione gjatë kohës që i erdhën dhimbjet e lindjes, përfshirë gjakderdhje, që i shkaktoi arrest kardiak.

Stafi mjekësor u përpoq, por nuk mundi ta shpëtonte të renë, e cila mbeti në gjendje kritike, pa aktivitet në tru. Ajo qëndroi në spital për 1 muaj, përpara se të ndërronte jetë në shtëpinë e saj më 7 Tetor.