Distria Krasniqi është medalistja e artë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.
Ajo ka mposhtur në finale xhudisten japoneze, Funa Tonakin.
Krasniqi mposhti Tonakin me Wazzari.
Në finale ajo arriti pasi mposhti në gjysëmfinale xhudisten nga Monglia, Urantsetseg Munkhbat.
25-vjeçarja është medalistja e dytë e artë olimpike e Kosovës, pas Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”./Insajderi.com