Fitorja 3-0 kundër Sunderlandit, përveç tri pikëve të rëndësishme në garën për Ligën e Kampionëve, kishte edhe një domethënie të veçantë për Manchester United.
Bëhet fjalë për shiritin e kapitenit, të cilin dje e mbajti Marouane Fellaini. Mesfushori u bë i pari mysliman që udhëheq në fushë “Djajtë e Kuq”.
Në mungesë të Michael Carrick dhe Wayne Rooney, trajneri Jose Mourinho ia besoi shiritin mesfushorit belg me origjinë marokene.
29-vjeçari iu bashkua Unitedit nga Evertoni në verën e vitit 2013 për rreth 32 milionë euro.