Holanda ka arritur fitore dramatike përball Ukrainës.
Pjesa e parë u karakterizua me dominim apsolut të të holandezëve, të cilët krijonin raste të shumëta shënimi, por nuk arrinin të shënonin gol.
Pjesa e dytë ishtë shumë më dramatike se e para.
“Tulipanët” arritën të shënojnë dy gola brenda gjashtë minutash.
Golin e parë e shënoj Georginio Ëijnaldum, ndërsa të dytin Ëout Ëeghorst.
Holandezët dominuan ndeshjen deri në minutën e 75-të, derisa filloj një hut nga ana e tyre, të cilën ukrainasit e shfrytëzuan më së miri pasi shënuan dy gola brenda 5 minutash ku edhe barazuan rezultatin.
Holanda arriti të rimerr veten dhe të kaloj sërish në epërsi 5 minuta pa përfunduar takimi, ku përmes këtij goli arritën të sigurojnë fitoren.
Ndeshje e radhës Holanda do të përballet me Austrinë, kurse Ukraina me Maqedonin e Veriut./insajderi.com
Holanda kalon në avantazh ndaj Ukrainës
Holanda ka arritur të kaloj në avantazh ndaj Ukrainës pasi këta të fundit arritën të barazojnë rezultatin.
Goli u shënua nga Denzel Dumfires vetëm pesë minuta pa përfunduar takimit.
“Tulipanët” arritën të rikthejnë rezultatin, pasi ukrainasit arritën ta barazojnë rezultatin në 2-2.
Ukraina barazon rezultatin përball Holandës
Ukraina ka barazuar rezultatin përball holandës.
Golin e shënoj Roman Yaremchuk me kokë nga ndërprerja vetëm 4 minuta pasi shënuan golin e parë.
Ukrainasit po e shfrytzojnë në maksimum rënien e lojës dhe hutinë e holandezëve.
Ukraina ngushton epërsinë ndaj Holandës
Ukraina ka ngushtuar epërsinë ndaj Holandës.
Yarmalenko ka shënuar një “supergol” për ekipin e tij për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Deri në këtë minutë është duke u vrejtur dominim dukshem më i madh i holandezëve.
Holanda dyfishon epërsinë ndaj Ukrainës
Holanda ka arritur të dyfishoj epërsinë ndaj Ukrainës.
Goli u shënua nga Wout Weghorst në minutë e 59-të.
Deri në këtë minutë të pjesës së dytë, holandezët janë dukshëm më të mirë se sa kundërshtarët e tyre, pasi po ushtrojnë presion të vazhdueshëm te ta.
Hollanda kalon në epërsi ndaj Ukrainës
Holanda ka arritur të kaloj në epërsi ndaj Ukrainës.
Golin e shënoj Giorginio Wijnaldum në minutën e 52-të.
Në pjesën e dytë është duke u zhvilluar lojë shumë më e mirë se në të parën, posi “tulipanët” janë duke ushtruar presion të lartë ndaj ukrainasve.
Përfundon pjesa e parë mes Hollandës dhe Ukrainës
Ka përfunduar pjesa e parë pa gola mes Hollandës dhe Ukrainës.
Dy ekipet e nisën me vrull takimit, pasi krijonin raste të mira shënimi njëri pas tjetrit.
Me kalimin e minutave, zhvillohej lojmë më e hapur nga të dyja skuadrat, por vërehej dominim më i theksuar I “tulipanëve”.
Duke parë pjesën e parë, në pjesën e dytë me shumë gjasë do të kemi gola./insajderi.com
Fillon ndeshja mes Hollandës dhe Ukrainës.