Holanda ka ndaluar birësimin nga jashtë pas një raporti kritik që ka zbuluar abuzime në këtë drejtim, transmeton Insajderi.
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë e qeverisë së përkohshme tha se qeveritë kanë dështuar për vite me radhë duke injoruar dhe mos ndërhyrë në abuzimet në procesin e adoptimit të fëmijëve midis vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Për këtë arsye, thuhet në deklaratë, Sander Dekker, ministri i Mbrojtjes së Ligjit i qeverisë së përkohshme, ka ndaluar menjëherë birësimin nga jashtë dhe u ka kërkuar falje viktimave.
Zhvillimi erdhi pasi një komision i quajtur Joustra publikoi një raport mbi rolin dhe përgjegjësinë e qeverisë holandeze në birësimin ndërshtetëror të fëmijëve në periudhën nga viti 1967 deri në vitin 1997.
Në raport theksohet se Holanda ka qenë pasive në procesin e birësimit në të kaluarën dhe për këtë arsye mbikëqyrja e procedurave ka qenë e pamjaftueshme dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në abuzimet e ndodhura.
Në deklaratë po ashtu thuhet se në disa raste, qeveria holandeze ka qenë në dijeni të shkeljeve, por nuk ka ndërhyrë në mënyrë efektive.
Siç thuhet, në mesin e këtyre abuzimeve bënin pjesë detyrimi i fëmijëve për të vjedhur, trafikimi i fëmijëve dhe veprimet joetike të nëpunësve civilë, ndërsa kjo situatë është ditur që nga vitet 1960. /Insajderi.com