Holanda ndalon vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Holanda ndalon vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Holanda ka ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca COVID-19 për njerëzit e moshës nën 60 vjeç si një “masë paraprake”.

Në një deklaratë të premten pasdite, ministria e shëndetësisë,  tha se po vepronte në bazë të një raporti të ri nga organi i pavarur këshillimor Lareb.

Raporti kishte të bënte me pesë gra në vend, të moshës midis 25 dhe 65 vjeç, të cilat kishin pësuar mpiksje gjaku pasi morën vaksinën, raporton Euronews.

“Raporte të ngjashme kanë ardhur edhe nga vendet e tjera të BE,” shtuan autoritetet holandeze.

Mjekët janë këshilluar të anulojnë të gjitha takimet për nën-60 vjeç deri në një njoftim tjetër. Rreth 400,000 njerëz në Holandë kanë marrë AstraZeneca deri më tani, nga rreth 2.3 milion doza të vaksinave të administruara deri tani në të gjithë vendin.

Ndalimi vjen dy javë pasi Agjencia Evropiane e Barnave kishte përcaktuar se vaksina AstraZeneca ishte “e sigurt dhe efektive”, por tha se nuk mund të përjashtonte përfundimisht rrezikun e rritur të mpiksjes së gjakut si një efekt anësor i goditjes. /Insajderi.com