
Pas eleminimit nga Republika Çeke në kuadër të 1/8 së finales së EURO 2020, kombëtarja holandeze ka shkarkuar trajnerin Frank de Boer, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja përmes një njoftimi të lëshuar.
“Frank de Boer largohet menjëherë si trajner i ekipit Kombëtar holandez. Faleminderit Frank për punën tënde. Të urojmë të gjitha të mirat”, shkruhen të njoftimin e lëshuar nga Kombëtarja e Holandës.
De Boer largohet vetëm pas një viti si trajner i “tulipanëve”./insajderi.com