Ndeshja mes Hollandës dhe Austrisë do të jetë ndeshja e radhës e grupit C, shkruan Insajderi.
Tashmë dy trajnerët kanë bërë përzgjedhjet e tyre për këtë ndeshje.
Trajneri holandez, Frank De Boer, do të startoj ndeshjen me formacionin 5-3-2:
Marteen Stekelenburg, Patrick van Aanholt, Daley Blind, Matthijs de Light, Stefan de Vrij, Denzel Dumfires, Frenkie de Jong, Georginio Wijnaldum, Marten de Roon, Memphis Depay dhe Wout Weghorst.
Nga ana tjetër trajneri i Austrisë, Franco Foda, do të nis ndeshjen me formacionin 4-4-2:
Daniel Bachmann, Stefan Lainer, Aleksandar Dragovic, Martin Hinteregger, Andreas Ulmer, Christoph Baumangartner, Xaver Schlager, Konrad Laimer, David Alaba, Michael Gregoritsch, Marcel Sabitzer.
Ndeshja do të zhvillohet në “Johan Cruijff Arena” me fillim nga ora 21:00./insajderi.com