Holokausti: 100-vjeçari nazist akuzohet për rolin e tij në vrasjen e 3,518 njerëzve

Holokausti: 100-vjeçari nazist akuzohet për rolin e tij në vrasjen e 3,518 njerëzve

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar një burrë 100-vjeçar, ish-roje i kampit të përqendrimit SS për ndihmë dhe përkrahje të vrasjes së 3,518 njerëzve, shkruan CNN, transmeton  Insajderi.

Burri akuzohet për “ndihmë me dashje dhe të vullnetshme” për ndihmën ndaj vrasjes së të burgosurve në kampin e përqendrimit Sachsenhausen në Oranienburg, në veri të Berlinit, nga janari i vitit 1942 deri në shkurt të 1945-tës, sipas zyrës së prokurorit në Neuruppin, Brandenburg.

Emri i burrit nuk është bërë i ditur, në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë.

Akuzat kanë të bëjnë me përfshirjen e tij në pushkatimin e të burgosurve sovjetikë të luftës në vitin 1942, dhe ndihmën për vrasjen e të burgosurve përmes përdorimit të gazit helmues Zyklon B, si dhe të shtënave të tjera dhe vrasjen e të burgosurve duke krijuar dhe mbajtur kushte armiqësore në kampi i përqendrimit Sachsenhausen.

Sachsenhausen u krijua në vitin 1936. Nga rreth 200,000 të burgosur që kaluan nëpër të, rreth 100,000 mendohet të kenë vdekur atje. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, popullsia e të burgosurve të kampit luhatet midis rreth 11,000 dhe 48,000 njerëz.

Prokuroria e konsideron burrin të përshtatshëm për të dalë në gjyq pavarësisht moshës së tij të shtyrë.  /Insajderi.com