Holstein Kiel e ligës së dytë eliminon pas penalltive nga Kupa Bayern Munchen-in

Holstein Kiel e ligës së dytë eliminon pas penalltive nga Kupa Bayern Munchen-in

Skuadra e Holstein Kiel ka tronditur Bayern Munchen, duke e mposhtur me penallti dhe duke e eliminuar kështu nga Kupa e Gjermanisë, njofton Insajderi.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Flick, që gjeti golin në minutën e 14-të me Gnabrin, që shfrytëzoi shumë mirë një asist të Mueller, për ta dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan, teksa gjetën golin e barazimit në minutën e 37-të, pas disa tentativave.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për bavarezët, me Leroy Sane që shënoi në minutën e 48-të, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Kur bavarezët po përgatiteshin për festë, Uahl shënoi për Kiel-in në minutën e 95-të, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Edhe pas 30 minutave të shtesës, nuk kishte një fitues, me skuadrat që iu drejtuan më pas penalltive, aty ku më e saktë u tregua skuadra e Kiel u tregua më e saktë, duke shënuar gjashtë kundër pesë të kampionëve të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.com