Homazhi më i mirë për Maradonën dhe ndonjë komentator sporti

Homazhi më i mirë për Maradonën dhe ndonjë komentator sporti

Golat e famshëm mbahen në mend jo vetëm për shkak të veprimeve të lojtarëve dhe rëndësisë së tyre, por shpesh edhe për shkak të reagimeve të komentatorëve kur shënohen golat.

Goli i Diego Maradonës, më 1986 në gjysmëfinale të Kupës së Botës me Anglinë, përveç se vlerëoshet si më i miri në atë kampionat, mbahet në mend edhe për shkak të reagimit të komentatorit argjentinas, i cili nuk i kishte bërë ballë lotëve dhe emocioneve, meqë Argjentina e kishte mundur Anglinë në fushë futbolli, pasi kishte humbur luftën për ishujt Falkland.

Dy adhurues të futbollit, e kanë mësuar përmendsh atë fragment të komentimit dhe pas postimit të videos së tyre në twitter kane mbledhur mijëra klikime, për këtë homazh ndaj Maradonës dhe komentatorit.

Shikoni videon e xhiruar gjatë këtij botërori që po vazhdon të shikohet edhe pse Argjentina është eliminuar, kurse Maradona sërish po merr vëmendje me deklarata kundërthënëse.