Kina ka qortuar me forcë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Australi, Zelandën e Re dhe Kanada pasi u akuzua për një përpjekje të përbashkët për të heshtur kritikët në Hong Kong.
Vendet, të cilat formojnë aleancën Five Eyes, kritikuan vendosjen e rregullave të reja nga Kina për të skualifikuar ligjvënësit e zgjedhur në Hong Kong.
Ata e nxitën Pekinin të ndërronte drejtimin.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze paralajmëroi vendet të qëndrojnë larg çështjeve të Kinës duke thënë: “Ata duhet të jenë të kujdesshëm përndryshe sytë e tyre do të nxirren”.
“Kinezët nuk bëjnë kurrë telashe dhe kurrë nuk kanë frikë nga asgjë”, u tha Zhao Lijian gazetarëve të enjten në Pekin, duke thënë se nuk kishte “rëndësi nëse ata kishin pesë ose 10 sy”./Insajderi.com
BBC News