Hotel Radika kompleks i kategorisë së parë në Parkun Nacional të Mavrovës

Hotel Radika kompleks i kategorisë së parë në Parkun Nacional të Mavrovës

Hotel Radika është kompleks i kategorisë së parë malore që gjendet në Parkun Nacional të Mavrovës, Maqedoni Perëndimore, në pozicion të shkëlqyer mbi Liqenin e Mavrovës, që është i rrethuar me pyje autentike. Lokacioni është frymëzues gjatë gjithë vitit dhe është në një distancë prej vetëm 90 kilometra nga aeroporti i Shkupit.

Hoteli është rinovuar krejtësisht në vitin 2008 dhe paraqet befasi për të gjithë ata që për herë të parë e vizitojnë. Lokacioni dhe mjedisi i shkëlqyeshëm (lartësia mbidetare 1400 m).

Hotel Radika është një vend ideal për të ikur nga rrëmuja e qytetit dhe rigjenerim i energjisë së nevojshme. Hoteli ofronë dhomat më luksoze dhe më të mëdha hotelerike në Maqedoni. Dhomat janë moderne, elegante dhe me mobile komode, të ndërtuar në stilin barok dhe atë modern.

Hoteli Disponon 5 lloje të njësive të hotelit, të përshtatura për të gjithë. Dhomat kanë pamje kah Liqeni i Mavrovës dhe një pjesë kah peizazhi malor. Hoteli ka pishinë të brendshme dhe të jashtme, sauna finlandeze, banja me avull, masazhe, hamam turk, xhakuzi me ujë të njelmët, fusha sportive, qendra argëtuese-rekreative, ski ashensor, pajisjet e skive, saja me motor për të rritur dhe fëmijë, biçikleta si dhe shumë gjëra tjera që do ta bëjnë qëndrimin tuaj në Radikë më interesant.