Pak pas orës 16:00 pasdite të enjten, ra zilja e derës në dhomën time të hotelit, Dhoma 446 në Hotelin Ndërkombëtar të Trumpit në Washington. Ishte Kurani që më kishte mbërritur. E kisha porositur atë për të më ardhur në dhomën e hotelit.
Unë kisha shkuar aty që të provoja hotelin e ri të sapo hapur të Trump-it në Washington, duke harxhuar 856 dollarë nga paratë e Jeff Bezos, pa i përfshirë taksat, 59 dollarë harxhova në një sallatë dhe 49 të tjera për një shishe verë, të papijshme me flluska, nga veraria e Trump-it.
Duke këqyr përreth luksin që më rrethonte – çarçafët italian në shtrat, sofrabezin francez në tavolinë, mbulesa kineze, televizion korean dhe, po, tekilla meksikane (14 dollarë për një got të vogël) në barin e vogël të hotelit, pash edhe një Bibël Gideone – nga kisha evangjeliste – në librarinë e “Hotelit Trump”, ku shkruante:
“Nëse dëshironi të vazhdoni udhëtimin tuaj shpirtëror, ne po ashtu ofrojmë këta libra: Talmudin, Kuranin, Gitan, Avestan, Librin e Mormonit. Kontaktoni me administratën e hotelit nëse dëshironi të keni njërën nga këto në shtëpinë tuaj.
Pa dyshim, pak minuta pas telefonatës sime drejtuar administratës, një grua e këndshme mbërriti me një kopje të “Kuranit të lavdishëm” në gjuhën arabe dhe angleze, së bashku me një sexhde ngjyrë kafe për tu falur, dhe një busull që tregon drejtimin drejt Qabes, në Mekë. Unë shpreha skepticizëm në fytyrë, derisa i thashë gruas nëse hoteli mban edhe kopje të Talmudit: miliona fjalë dhe shumë vëllime të ligjit hebre.
“Do ta gjejë atë për ju”, u zotua ajo.
Unë i pagova asaj 4 dollarë për Kuranin dhe refuzova të marrë librin Talmud.
Kandidati për President, Trump ka folur për ndalimin e myslimanëve nga shteti amerikan dhe detyrimin e tyre për tu regjistruar, në mënyrë që t’i ketë nën mbikëqyrje. Por “Hotelet Trump” i mirëpresin myslimanët me Kuranë dhe me sexhde.
Kjo ishte vetëm një kujtesë e shpejtë, se njeriu që mund të qëndrojë në krye të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë vetëm pesë blloqe larg hotelit të tij të ri, është një sharlatan.
Ai bën fushta me motive amerikane – mirëpo e vetmja gjë amerikane që unë mund të gjeja në hotelin e tij ishte një paketë e vogël e qumështit me çokollatë, që kushtonte 25 dollarë.
Ai e paraqet vetveten si një mik populist i një djali të vogël, por ai ende fiton të holla nga lëshimi me qera i një suite presidenciale për 18 mijë dollarë natën.
Ai tallet me “institucionet”, por e fiton bukën e gojës nga ato. Lobi i hotelit përmban një butik “Brioni” dhe tri metra krahas saj qëndrojnë shishet e Veuve Clicquot në një bar luksoz; ndërsa dhoma vjen me një kopje të verës Spectator; hoteli kërkon 15$ për pastrimin e një këmishe, 12$ për një paketim çokollatash M&M dhe 26$ për një hamburger.
Në dhomën time, unë gjeta roba banjo me logo të Trump-it dhe peshqir nga India, filxhanët nga Japonia, pllaka italiane, dy telefonë nga Malajzia, një frigorifer zviceran, gota gjermane të kafesë, dhe nga Kina ishin katër llampa, makina e kafesë dhe kabina e dushit.
Drejtori menaxhues është nga Franca. Shumica e punëtorëve që takova gjatë qëndrimit tim kishin theks afrikan ose nga Karaibet.
Kur pranoi nominimin presidencial nga Republikanët, Trump portretizoi kombin dhe botën që po përballet me ditët saj të fundit: “momente të krizës… dhuna në rrugët tona… kaos në komunitetet tona… ne nuk kemi shumë kohë… më keq nuk ka qenë asnjëherë më parë…. varfëria dhe dhuna…. lufta dhe shkatërrimi”.
Ndërkaq, hoteli i Trump-it sugjeron që situata nuk është edhe aq e keqe.
Marrë nga Washington Post, përkthyer nga Insajderi