Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili është kandidat për edhe një madat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha të enjten se remitencat e diasporës kanë ndikuar që Kosova ta kalojë krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
“Gjatë vitit 2020 na ndihmua që së bashku me 700 milionë euro investime direkte në ekonomi ta tejkalojmë me sukses krizën e shkaktuar nga pandemia”, tha ai.
Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë një takimi elektoral në Junik.
Hoti shtoi se marrëveshja e Uashingtonit i ka siguruar Kosovës 1 miliardë dollar investime direkte.
Ai deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Insajderi.com