Hoti: Ekonomia po i kthehet normalitetit

Hoti: Ekonomia po i kthehet normalitetit

Kryeministri ne detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomia e vendit po i kthehet normalitetit, pasi ishte dëmtuar nga pandemia e COVID-19, njofton Insajderi.

Hoti theksoi se qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm, ndërsa shtoi se të hyrat nga Dogana janë rritur për 11 për qind gjatë janarit.

“Lajm shumë i mirë – Ekonomia po i kthehet normalitetit. Qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm. Të hyrat nga Dogana në janar 2021 janë 11% më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime. Ndërkaq, të hyrat nga ATK-ja në janar 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, kthimi në normalitet është bërë për shkak të disa vendimeve të marra nga Qeveria të cilën e udhëheqë ai, duke përfshirë Ligjin për Rimëkëmbje dhe Pakon për Rimëkëmbje./Insajderi.com