Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se marrëveshja e Nxitjes së Investimeve, ka hyrë në fuqi, transmeton Insajderi.
Me këtë rast Hoti njofton se të hënën ka ftuar bizneset që t’i informojë për mundësitë që ofron kjo marrëveshje e cila është nënshkruar më 31 dhjetor 2020.
“Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj”, shkruan Hoti në Facebook.
Hoti po ashtu ka thënë se Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ka nënshkruar këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com