Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e bizneseve, tëe cilët i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitjen e investimeve, njofton Insajderi.
Hoti gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se marrëveshja për investime e nënshkruar më 31 dhjetor 2020, ka hyrë në fuqi.
Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.
Ndryshe kjo marrëveshje do t’i mundësojë Koorporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike. /Insajderi.com