Hoti pas shpërthimit në Ferizaj: Është koha të mbikëqyrim shfrytëzimin e gazit

Hoti pas shpërthimit në Ferizaj: Është koha të mbikëqyrim shfrytëzimin e gazit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do të monitorohet shfrytëzimi dhe mbikëqyrja e gazit, pas shpërthimit që ndodhi të martën në Ferizaj, ku mbetën 42 të lënduar, njofton Insajderi.

Përmes një konference për media, Hoti ka shprehur keqardhje për rastin.

“Është e domosdoshme që të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të mbikqyrur shfrytëzimin e gazit. Në kë drejtim jemi duke u kujdesur. Ndërsa, sa i përket trajtimit mjekësor besoj se institucionet shëndetësore kanë ofruar shërbimet e nevojshme, sikur çdo herë tjetër”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gjendja e të lënduarve pas shpërthimit cilësohet të jetë stabile. 14 prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim./Insajderi.com