Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se “përderisa të tjerët flasin për rimëkëmbje ekonomike, ata po e bëjnë këtë”.
Në një video të publikuar, Hoti tha se në vitin 2020 në rimëkëmbje janë investuar 365 euro, ndërsa në 2021 thotë se do të shpenzohen 222.4 euro.
Përmend edhe 200 milionë euro të trustit pensional.
Po ashtu promovohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare që sipas LDK-së përbëjnë miliona euro. /Insajderi.com