Hoti: Po përgatitemi për shpërndarjen e pagesave për punëtorët

Hoti: Po përgatitemi për shpërndarjen e pagesave për punëtorët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se po përgatiten për shpërndarjen e pagesave për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë dhe ndërmarrje e familje pa të ardhura, njofton Insajderi.

Siç ka theksuar Hoti, këto përgatitje për pagesa janë duke u bërë përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar se gjithashtu po bëhet plani i shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, plan i cili do të miratohet në Qeveri së shpejti.

“Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura. Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti”, ka shkruar ai. /Insajderi.com/

Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të…

Posted by Avdullah Hoti on Thursday, August 6, 2020