Hoxhaj bisedon me kryediplomatin e Emirateve, flasin për ekonomi e investime

Hoxhaj bisedon me kryediplomatin e Emirateve, flasin për ekonomi e investime

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ku diskutuan për mundësinë që të rritet bashkëpunimi ekonomik, tregtar e investimet ndërmjet dy vendeve.

Hoxhaj, tha se e ka informuar diplomatin e Emirateve të Bashkuara Arabe për planet e tij në rast se bëhet kryeministër.

Ish-kryediplomati kosovar, shtoi se Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë qenë ndër zërat më të fuqishëm tek vendet arabe për ta njohur Kosovën.

“Për këtë Kosova është gjithnjë falënderues”, përfundoi Hoxhaj. /Insajderi.com

 

Kam zhvilluar mbrëmë një telefonatë me mikun tim të vjetër dhe të Kosovës, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara…

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, 7 January 2021