Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do ta rikthejnë Ministrinë e Inovacionit në rast se janë në Qeveri.
Hoxhaj, tha se është për të ardhur keq shuarja e ministrisë së inovacionit nga Qeveritë Kurti e Hoti.
Ai premtoi fuqizim të telemarketingut dhe sistemeve kompjuterike digjitale si sektor inovativ, gjatë një vizite në një nga kompanitë e kësaj sfere.
“PDK do ta rikthejë ministrinë dhe do të zhvillojë projekte konkrete për kompanitë vendore, si dhe do ta bëjë Kosovën vend tërheqës edhe për kompani të huaja”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Në vitin 2017 ishte krijuar Ministria e Inovacionit që drejtohej nga Besim Beqaj, por ishte shuar me marrëveshje të koalicionit PDK-LDK. /Insajderi.com