Huawei ofroi elementë si infrastruktura celulare, menaxhimi dhe enkriptimi i rrjetit ndërsa Panda softuerin dhe transportimin e teknologjisë së Huawei. Nëse Huawei p" />

Huawei ka ndërtuar një rrjet celular që përgjonte përdoruesit në Korenë e Veriut

Huawei ka ndërtuar një rrjet celular që përgjonte përdoruesit në Korenë e Veriut

Huawei ofroi elementë si infrastruktura celulare, menaxhimi dhe enkriptimi i rrjetit ndërsa Panda softuerin dhe transportimin e teknologjisë së Huawei.

Nëse Huawei po shpresonte që të përmirësojë reputacionin e saj pas sanksioneve Amerikane, me shumë gjasa do të zhgënjehet.

Washington Post dhe 38 North kanë publikuar një raport të përbashkët i cili zbulon se Huawei ka ndihmuar në ndërtimin e Koryolink, rrjetit celulare të kontrolluar të Koresë së Veriut aktiv që prej 2008.

Sipas dokumenteve Huawei bashkëpunoi me kompaninë shtetërore Kineze Panda International Information Technology në projekte në Korenë e Veriut për të paktën 8 vite. Ky bashkëpunim ka nisur kur ish diktatori Kim Jong Il vizitoi zyrat qendrore të Huawei në 2006.

Huawei ofroi elementë si infrastruktura celulare, menaxhimi dhe enkriptimi i rrjetit ndërsa Panda softuerin dhe transportimin e teknologjisë së Huawei.

Që Koryolink përgjon përdoruesit nuk ka dyshime në të dhe në bazë në informacioneve që janë zbuluar së fundi, ky përgjim po rezulton edhe më i sofistikuar.

Sistemi i mbikëqyrjes ishte bërë për të përgjuar 2,500 objektiva ndërsa u zgjerua më pas në 5,000 objektiva. Huawei tha për Washington Post se nuk ka një prezencë biznesi në Korenë e Veriut dhe as nuk mirëmban rrjetin e Koryolink.

Raporti i fundit i Washingon Post është një tjetër provë e cila mbështet konsensusin e përgjithshëm se kompania nuk mund të besohet për shkak të përfshirjes në aktivitete me shkelje të ligjit. /PCWorld Albanian