Hongmeng është sistem operativ shumë i thjeshtë krahasuar me Android. Huawei në fillim e ka zhvilluar sistemin për përdorim në pajisjet IoT. E gjitha kjo na tregon se Huawei nuk ka punuar në një sistem operativ të plotë mobil.
Hongmeng nuk është zëvendësuesi i Android që të gjithë kemi menduar. Menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Trump që i ndalonte kompanive Amerikane të bëjnë biznes me Android, u përhapen spekulime se Huawei ishte përgatitur për të zëvendësuar platformën mobile më popullore në botë.
Megjithatë vetë gjiganti Kinez thotë se qëllimi i këtij sistemi operativ për përdorim industrial. Raporti vjen nga vetë agjencia shtetërore Kineze e lajmeve që thotë se sistemi operativ ka qenë në zhvillim kohë përpara se administrata Trump të impononte sanksione ndaj Huawei.