Sekretari Pomepo ka kritikuar vendimin e Britanisë për të lejuar komp" />

Huawei vë në rrezik shkëmbimet e informacionit SHBA – Britani

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua dje në Londër me Kryeministrin britanik Boris Johnson. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, gjatë takimit u diskutua ndër të tjera edhe për rëndësinë e ruajtjes së integritetit të rrjeteve të komunikacionit.

Huawei vë në rrezik shkëmbimet e informacionit SHBA – Britani

Sekretari Pomepo ka kritikuar vendimin e Britanisë për të lejuar kompaninë kineze Huawei të ndërtojë pjesë të rrjetit 5G të vendit. Gjatë udhëtimit drejt Londrës, Sekretari Pompeo e quajti kompaninë një “zgjatim të partisë komuniste të Kinës”.

Siç njofton Zërit të Amerikës, disa ligjvënës britanikë mendojnë se ky vendim mund të kompromentojë marrëdhënien transatlantike, në një periudhë kur Britania po përpiqet të ndërtojë lidhje të reja përtej Evropës.

Britania vazhdoi me muaj të tërë debatin nëse duhet të lejonte Huawei-n të bëhej pjesë e rrjetit të saj 5G. Kryeministri Boris Johnson u përpoq të arrinte një kompromis, duke u premtuar ligjvënësve rrugën e mesme.

“Mendoj se është absolutisht jetësore që njerëzit në këtë vend të kenë qasje tek teknologjia më e mirë e disponueshme. Por gjithashtu nuk duhet të bëjmë absolutisht diçka që do të rrezikonte marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara, diçka që do të komprometonte infrastrukturën tonë jetësore të sigurisë kombëtare”, deklaroi në parlament Kryeministri Johnson.

Huawei do të kufizohet me deri në 35% të tregut të teknologjisë 5G.

Ky vendim është kundër thirrjeve nga Uashingtoni për ta përjashtuar krejtësisht Huawei-n.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve të mërkurën, ndërsa udhëtonte drejt Londrës, se kompania Huawei është një zgjatim i Partisë Komuniste të Kinës. Në Britani, disa frikësohen se ky vendim do të rrezikojë marrëveshjen e ardhshme të tregtisë me Shtetet e Bashkuara.

“Politikanët amerikanë kanë paralajmëruar haptazi gjatë javëve të fundit, por mendoj se kjo furtunë do të kalojë. Nga pikëpamje e Britanisë, ky ka qenë vendim i bazuar mbi aspekte teknike që ka marrë parasysh rreziqet”, thotë James Sullivan, i Institutit të Bashkuar Mbretëror.

Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën rregulla të ngjashme me ato të Britanisë, duke mos e përjashtuar Huawei-n dhe duke i vendosur kufizime strikte.

Kompania Huawei mirëpriti vendimin e Britanisë dhe këmbëngul se nuk merr urdhra nga qeveria kineze.