Hulk do rikthim tek klubi i vjetër

Hulk do rikthim tek klubi i vjetër

Sulmuesi brazilian i krahut Hulk, është i interesuar të kthehet në Porto, shkruan Record, njofton Insajderi.

34 vjeçari ka kontratë aktualisht me Shanghai SIPG, por ajo i skadon në dhjetor të këtij viti.

Pas dhjetorit ai do të jetë i lirë të kalojë në Estadio Do Dragao.

Hulk nuk ka luajtur në Evropë qysh kur la Zenit Saint Petersburg në vitin 2016./Insajderi.com