Hull City huazon Ranocchia nga Interi

Hull City huazon Ranocchia nga Interi

Klubi anglezë Hull City, ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Andrea Ranocchia nga Inter në formë të huazimit deri në fund të sezonit

Ranocchia është ose ishte një emër i madh në Serie A.  Ai ka luajtur 129 herë për Interin dhe është ende 28 vjeçar, një epokë në të cilën qendërmbrojtësit janë në kulmin e karrierës së tyre, raporton Goal.

Ranocchia do të jetë në dispozicion për përzgjedhje, në ndeshjen e radhës të Hull Cityt me Manchester United në Old Trafford të mërkurën. /Insajderi.com